Një person ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Tiranë, teksa kishte hyrë në një farmaci për të blerë ilaçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur 86-vjeçari F.A., banues në Tiranë.
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak.
Pavarësisht tentativës për ti ardhur në ndihmë nga ana e farmacistes, i moshuari ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.
Diskutime rreth kësaj post