Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë nga duart e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së dielës në tregun e Milotit.
Policia thotë se 42-vjeçari me inicialet K.D., është qëlluar me armë zjarri të llojit pistoletë nga bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja me inicialet V.D.
Ngjarja ka ndodhur në Tregun e Milotit dhe sipas dëshmitarëve, krismat janë dëgjuar pak pas orës 07:00.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka prangosur autoren, që është munduar të largohet pas krimit.
Një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar motivet e ngjarjes së rëndë.
Diskutime rreth kësaj post