Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e një 22-vjeçareje.
E humbura është Sidorela Rama, nga Zhupani i Fierit, dhe ka dy fëmijë. Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, e reja kishte shkuar për të blerë bukë në dyqanin e fshatit.
Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22-vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celuar i cili për momentin rezulton i fikur.
Kanë kaluar më shumë se 24 orë, dhe e reja nuk ka dhënë asnjë sinjal për vendndodhjen e saj.
Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta, si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.
Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme.
Diskutime rreth kësaj post