Një takim i papritur dhe i paprogramuar ndodhi në presidencë mes kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Takimi është bërë në zyrën e kreut të shtetit në Presidencë dhe ka ndodhur rreth orës 19:00.
Mësohet se ai ka zgjatur rreth 30 minuta ndërsa tema të diskutimit kanë qenë negociatat me Greqinë dhe çështjen e Teatrit Kombëtar.
Nga ana e zyrave të shtypi nuk ka pasur një njoftim për takimin dhe temat e bisedës, por vjen pak orë pasi Presidenti Meta kërkoi nga qeveria dhe bashkia e Tiranës një dialog me artistët për çështjen e teatrit Kombëtar.
Ilir Meta u shpreh se po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.
“Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.
Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, njoftoi pak orë më parë zyra e shtypit e Presidencës.
Diskutime rreth kësaj post