Adriatik Llalla i shpëton përfundimisht drejtësisë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të hënë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet vettingut.
Ndërprerjen e vetting-ut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi që subjekti t’i nënshtrohej vetting-ut.
Komisioneri argumentoi javën e kaluar se ish-Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet.
Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut.
Në 12 shkurt të këtij viti ambasadori amerikan Donald Lu tha se “vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”.
Diskutime rreth kësaj post