Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një sherri mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në një lokal pranë një pike bastesh, rreth 200 metra nga Drejtoria e Policisë.
Të plagosurit janë Xhelo Gerveshi 44 vjeç dhe Vullnet Buci nga Lazarati, ndërsa autori dyshohet se është Kristaq Lukani 50 –vjeç.
Xhelo Gerveshi dhe Vullnet Buci mësohet se kanë pasur një konflikt për pronën me Kristaq Lukanin, që ditët e fundit kishte precipituar, ndërsa mbrëmjen e sotme pranë një lokali janë përplasur dhe sherri ka agravuar me përdorimin e armës.
Pas debatit verbal, 50 –vjeçari ka nxjerrë armën duke i qëlluar dy personat nga fshati Lazarat. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Xhelo Gerveshi ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa të dy raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia vijon kërkimet për të arrestuar autorin e plagosjes së dyfishtë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes mbrëmjen e sotme.
Diskutime rreth kësaj post