Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka publikuar një foto të viteve ’90 kur shfaqej me sy të nxirë në drejtimin e spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”. Fotoja u publikua dje nga Krasta në profilin e tij në “Instagram” në kohën kur në media shfaqej debati në Kuvend për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi.
Incidenti që shkaktoi edhe ushtrimin e dhunës ndaj Krastës ishte një ngjarje e bujshme e viteve ’90, kur për herë të parë një moderator i guximshëm dhunohej për vetëm një kompliment që bëri gjatë spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.
“Panorama” kontaktoi me gazetarin Adi Krasta për domethënien fotos së publikuar prej tij në rrjetet sociale, në lidhje me kontekstin e saj dhe mbi incidentin që shkaktoi atë shenjë në syrin e moderatorit që u komentua gjatë në vitet ’90. Krasta ka pranuar se fotoja u publikua prej tij, por ka theksuar se duhet të jetë publiku vetë ai që duhet ta interpretojë foton.
“Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë foto, unë kam postuar edhe foto të tjera në profilin tim dhe kjo ishte një foto e radhës. Janë foto të vjetra që unë i ruaj në telefon dhe nuk kishte ndonjë qëllim të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment, e di që është bërë lajm dhe unë nuk dua të bëj lajm mbi lajm. Publiku është i lirë ta interpretojë vetë atë foto”, ka deklaruar Krasta për “Panorama”.
NGJARJA
Në fillim të viteve ’90 një program i quajtur “12 vallë- zime pa një të shtunë” nën drejtimin e Adi Krastës dhe Valbona Çobës ndryshoi perceptimin mbi televizionin dhe theu shumë tabu për kohën. Në një prej këtyre mbrëmjeve, Adi Krasta me një formë të re prezantimi të pakrahasuar me asnjë prej prezantuesve të kohës “guxon” dhe komplimenton një prej vajzave të publikut, të cilën e ftoi në skenë.
Komplimenti miqë- sor i moderatorit nuk u pranua qetësisht nga partneri i vajzës së komplimentuar nga Adi Krasta. Pak ditë pas shfaqjes së spektaklit në ekran, Krasta dhunohet nga një prej atyre që rëndom në atë kohë njihej si i “fortë”, i cili kishte edhe një lidhje me vajzën e publikut.
Ngjarja mori vëmendje të madhe, ndërkohë që qeveria e kohës vendosi të marrë në mbrojtje moderatorin e njohur, duke i siguruar edhe shoqërimin me truproja të Gardës së Republikës.
Atëherë kur pritej edhe qëndrimi që Krasta do të mbante lidhur me këtë episod të pakëndshëm, moderatori vendosi të shfaqej menjëherë në puntatën e radhës, duke mos tentuar të fshehë shenjat e dhunës.
KOMENTET E NDJEKESVE
Ishte koha kur te vinin burrat pas per nje kompliment ne tv
Me kujtohet kjo. Kam qene ne Shqiperi. Guximi edhe burrerija u duk Kur dole ne skene pas asaj qe te ndodhi. Te pergezoj!
@adi_krasta një nga vendimi më i duhur që mund të kesh marr né jetë besoj , përshëndetje
Shqiptaret nuk kane lene rast pa treguar idiotesine e tyre si ne kete rast.
Pashe zotin ku e gjete kete idiotesi te shqiptareve qe vetem te godasin dine, asgje tjeter!! Ti je dhe do te mbetesh ikona e pa perseriteshme e gazetarise prezantimit dhe artit te mrekjllueshem te te qenit njeri me vlera te larta
Në kaq shumë moderatorë vërdallë, mungesa jote ndihet më shumë se prezenca e tyre. I pazëvëndësueshëm.
Diskutime rreth kësaj post