Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për unifikimin doganor me Shqipërinë. Rezoluta e paraqitur nga deputeti socialdemokrat Visar Ymeri mori mbështetjen e 67 deputetëve përfshirë edhe të atyre të shumicës qeverisëse. Vetëm 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi.
Në të njëjtën seancë u miratua edhe heqja e tarifave Roaming, në komunikimet telefonike mes dy vendeve.
Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës heq barrierat kufitare mes dy vendeve, çka lehtëson dhe nxit rritjen e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në të dyja anët e kufirit.
Marrëveshja lehtëson importin dhe eksportin e produkteve kosovare përmes porteve shqiptare.
Kornizat e projektit u diskutuan mes kryeministrave Rama e Haradinaj në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u zhvillua më 27 Nëntor në Korçë.
Diskutime rreth kësaj post