Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillio, komenton procesin që po zhvillohet në Itali, në ngarkim të grupit “Habilaj”, të akuzuar për trafik droge.
Duke folur sot nga Shkodra, ku mori pjesë në një aktivitet me rastin e festës së Italisë, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve dhe çfarë di për lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me hetimet.
“Di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ish-ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh Cutillio.
Më tej ai u ndal në reformën në drejtësi, për të cilën tha se është një reformë vendimtare, e cila po has në vështirësi në fazën fillestare.
“Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqetëson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës Kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting”, deklaroi ambasadori.
Por ai tha se ku është një çmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë.
Diskutime rreth kësaj post