Në mars të këtij viti bëri bujë arrestimi i Vali Corleones, një ndër personazhet më të komentuar në shoëbiz. Vali u arrestua nga policia për kanosje dhe ngacmim të prindërve dhe u dërgua në psikiatri për shkak të sjelljes agresive.
Ai qëndroi 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe më pas gjykata i caktoi Corleones masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.
Por mesa duket pas këtyre problemeve që ka kaluar së fundmi në jetë, Vali ka vendosur të rikthehet sërish edhe pse shumë ndryshe në pamje.
Gjithashtu ai ka treguar se instagrami i tij është hakuar dhe se të gjitha liket dhe komentet që janë bërë në emër të tij, nuk i ka bërë ai.
“Ka qenë i hakuar, nëse keni pëlqime dhe komente në profilet tuaja, nuk kemi qenë ne”, shkruan Corleone në Instagramin e ri.
Diskutime rreth kësaj post