Ka përfunduar në përplasje dhe ofendime personale debati në komisionin e medias, ku ishte thirrur për të raportuar kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi, i cili u lëndua gjatë protestës së 26 majit.
Ndiqni debatin më të fortë në komision mes demokratëve dhe socialistëve.
Degjeneron debati në komisionin e medias mes Luçiano Boçit dhe Fidel Yllit.
Luçiano Boçi:
“Mbylle more gojën kë akuzon vrasës ti, kujt i thua vrasës?”
Fidel Ylli:
“Po ti e di ça je? Langaraq”
Luçiano Boçi:
“Langaraq je ti”
Fidel Ylli:
“U bërë ti”
Luçiano Boçi:
“Legen, e u bëra”
Fidel Ylli:
“Rri mor aty”.
Luçiano Boçi:
“Mbylle gojën”.
Fidel Ylli:
“Mbylle ti gojën”
Luçiano Boçi:
“Kë quan vrasës ti mo?!”
Luçiano Boçi:
“Ti ke qenë organizator, legen”
Fidel Ylli:
“Legen je ti, langaraq. Je rrugaç ordiner”
Socialistët nuk kanë kursyer akuzat e rënda ndaj demokratëve, duke rikujtuar ngjarjen e rëndë të 21 Janarit.
Albana Vokshi:
“Do flasësh apo të ta heq fjalën”
Fidel Ylli:
“Po nuk ma heq dot fjalën”
Albana Vokshi:
“Ta heq që ç’ke me të”.
Fidel Ylli:
“Në botë nuk ma heq fjalën”.
Albana Vokshi:
“Dhe ki kujdes me ato që flet. Vrasës është ai atje përballë. Ai i ka vrarë 4. Ju i sollët”.
Fidel Ylli:
“Po gazetarin kush e solli”.
Albana Vokshi:
“Kërkoni falje atyre, mos hajdeni këtu dhe na thoni në vrasës. Do flasësh apo të ta heq fjalën. Fole për dhunën”.
FIdel Ylli:
“Po s’më lini ju se ju djeg”.
Albana Vokshi:
“Sot jeni shumë rëndë dhe po e tregoni me fyerjet dhe shantazhet ndaj opozitës. Ti nuk na shantazhon. Fole po mos fyej se unë ta heq fjalën”.
Diskutime rreth kësaj post