Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren e Kurbinit Marçela Shehu. Në seancën dëgjimore të 1 qershorit KPK konstatoi se subjekti ka qene bashkepunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.
Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka derguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut.
Vetë gjyqtarja Marçela Shehu tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet e KPK-së ndaj saj dhe është dakord me punën e kryer prej Komisionit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.
Diskutime rreth kësaj post