Pas presionit të madh të FIFA-s për të respektuar axhendën e miqësores, Shqipëria dhe Ukraina i dhanë fund përgatitjeve finale për sfidën e kësaj të diele.
Por me të gjitha gjasat, 90 minutëshi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Edhe pse me një interes të vogël krahasuar me përballjet e tjera dhe me një stadium modest si ai në Evian’, policia nuk ka marrë përsipër sigurinë e miqësores me tifozë.
Ndërkohë gjendja e stadiumit të miqësores së 3 Shkurtit lë për të dëshiruar.
Formacioni i mundshëm titullar me shumë gjasa mund ti përgjigjet një skeme 4-1-4-1. Kristian Panuci do t’i besojë sërish portën Etrit Berishës ndërsa prapavija do të plotësohet me 4 futbollistë. Gardiani kuqezi ishte prezent në konferencën për shtyp në krah të trajnerit.
“Skuadra më ka dhënë fjalën që do të përgjigjet në fushë. Në një ndeshje si kjo nuk ka nevojë për motivim, sidomos pas përballjes me Kosovën, ku nuk mund të ishim më dobët se aq. Kanë qenë pak ditë në dispozicion por besoj që lojtarët janë ndërgjegjësuar”, tha ai.
Ka një balotazh në sulm mes Rei Manajt dhe Sindrit Gurit. Për shkak të eksperiencës së varfër të futbollistit të Ostendes dhe në presion për rezultat, Panuci me gjasë do t’i besojë lojtarit të Granadës.
Diskutime rreth kësaj post