Nje rruge ne Tiranë i është vënë emri i ndërtuesit të rrugës.
Kjo, me vendim të Këshillit të Komunës së Farkës
Fiks Fare ka transmetuar sot denoncimin, se paralel me Unazën e Madhe të Tiranës, poshtë Kodrës së Diellit, ndodhet një segment rrugor afërsisht 500 m, që mbartë emrin e zotit Shkëlqim Fusha, i cili është pronari i Shoqërisë Fusha sh. p. k., e cila ka bërë dhe ndërtimin e këtij segmenti rrugor para disa vitesh.
Rruga “Shkëlqim Fusha” figuron me këtë emër edhe ne Google map
Përgjegjësi i postës së kësaj zone thotë se “kjo rrugë quhet Shkëlqim Fusha, por nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur kjo gjë. Ka patur edhe një tabelë me emrin e rrugës, por e kanë hequr tabelën”.
Si mund të ndodhë kjo?
Sipas ligjit të sistemit të adresarit dhe rregullores së Bashkisë së Tiranës, rrugëve u vendosin emra të personave që nuk jetojnë më.
Andreola Kambo, këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e pranon se kjo rrugë mban këtë emër me vendim të Këshillit të Komunës së Farkës
“Ne sapo kemi ardhur në bashki të Tiranës kemi ngritur 2 komisione teknik dhe një me profesorë me rol këshillimor dhe po rishikojnë gjithë emrat e rrugëve të bashksi së tiranës
Ky rast është marrë nga komuna, është rast i jashtëligjshëm sepse nuk mund të jetë emër rruge, një person i gjallë, por jemi në realitet shqitpar edhe ndodh
Komisioni i profesorëve ka konstatuar emra të tjerë që vijnë nga fusha të ndryshme, por nuk mudn të flas ërpara grupit të profesoreve dhe do të propozojmë emra të rinj dinjitozë për emrat e rrugëve në Tiranë, ka edhe emra që vijnë nga politika pas ’90 “, tha ajo.
Shumë shpejt, Bashkia e Tiranës pritet të dalë me një vendim që do të heqë të gjithë emrat e rrugëve të personave që janë ende gjallë.
Diskutime rreth kësaj post