Pak kohë pas ekstradimit nga Turqia të Izet Haxhisë, ish- truprojës së Sali Berishës, i cili është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, reagon vajza e këtij të fundit, deputetja Rudina Hajdari.
Në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, ajo shprehet se ëndrra e babait të saj u ndërpre dhe është misioni i saj për ta vazhduar.
Ke ndonjë koment për ekstradimin e Izet Haxhisë?
Rudina Hajdari: Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim.
Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera.
Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Po për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?
Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë.
Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira.
Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.
Diskutime rreth kësaj post