Ajo që duhej të ishte një fundjavë argëtuese ka rrezikuar që të kthehet në një tragjedi për mijëra vizitorët e parkut “Europa”, në qytetin gjerman të Rustit.
Qindra zjarrfikës u thirrën të shtunën për të shuar zjarrin, në një operacion që përfundoi vetëm paraditen e së dielë. Të gjithë vizitorët u evakuuan, por, sipas autoriteteve lokale, u shënuan 4 të plagosur, dy punonjës dhe dy zjarrfikës. Dy zona të tëra argëtuese u dogjën.
Flakët filluan në një magazinë, duke u përhapur më pas edhe tek atraksionet në park. Parku “Europa” ka më shumë se 100 atraksione dhe karuzele dhe përfshin gjithashtu 5 hotele luksoze dhe kampingje.
Ai është kompleksi i dytë argëtues më i vizituar në botë, pas Disneyland në Paris. Është gjithashtu parku tematik më i madh i Gjermanisë.
I hapur në vitin 1975, shtrihet përgjatë 995 mijë metrave katrorë dhe ndahet në 18 zona tematike.
Diskutime rreth kësaj post