Ditën e djeshme opozita mbajti një protestë e cila nisi nga sheshi “Skëndebej” për të vijuar më pas para kryeministrisë dhe u mbyll me përplasje tek ministria e Brendshme.
Qëllimi i saj ishte dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi akuzohet nga opozita se i ka dalë në krah vëllait të dënuar për trafik droge.
Psi protestuesit u dyndën para ambienteve të godinës që drejtohet nga Xhafaj pati edhe një konfrontim me policinë.
U desh rikthimi i Lulzim Bashës që gjithçka të mbyllej pa incidente të mëdha.
Sot policia e shtetit ka nisur porcedim në gjendje të lirë për 20 protestues.
Sipas forcave blu nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës.
Diskutime rreth kësaj post