Mbrëmjen e sotme Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka organizuar një darkë në ambientet e hotel Plazza në Tiranë me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se demokratët pas protestës janë argëtuar dhe ia kanë marrë valles.
Një prej tyre është kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cili shihet teksa kërcen muzikë popullore me të pranishmit në ceremoni.
Kujtojmë që opozita organizoi ditën e sotme protestën para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Protesta u shoqërua me incidente të shumta, por mesa duket opozitarët gjetën pak kohë edhe për tu argëtuar.
Të pranishmëm janë edhe kreu i PD Lulzim Basha dhe amasadori Donald Lu, ndërsa çfarë tërhoqi vëmendje ishte dhe biseda kokë më kokë mes tyre.
Gjithashtu në aktivitetin e zhvilluar, Presidenti Meta ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetin e zhvilluar tashmë prej dy ditësh, të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.
Diskutime rreth kësaj post