Kryeministri Edi Rama ironizoi protestën e sotme të opozitës ku nuk munguan as incidentet dhe përplasjet me policinë.
Nga Berati ku ndodhej për disa aktivitete, Rama falënderonte demokratët që nuk morën pjesë në protestë.
“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në ‘babaleprotestën’ sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për ‘babalepartinë’”, shkruante Rama.
Por ka ardhur edhe reagimi nga selia blu për këtë deklaratës të Ramës.
Ishte nënkryetari i PD Edi Paloka i cili iu përgjigj kryeministrit po përmes një statusi në rrjetet sociale.
Ai e quan Ramën “trim të çartur” pas ironisë së përdorur.
“Me urrejtjen shpërthyese që ishte grumbulluar sot tek ajo masë me protestues, duhet të jesh trim i çartur që të vazhdosh të bësh Ali Komikun qoftë edhe nga Berati. Po ka një moment kur as tunelet e pashallarëve të drogës nuk janë më një vend i sigurtë, përkundrazi kthehen në kurthe nga nuk del dot deri sa të kapesh si miu…”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post