Rushit K. (37/Emri i ndryshuar) goditi shumëherë me sëpatë ish gruan e tij, mes tjerash edhe në kokë dhe qafë, duke e lënë të vdekur në vend.
27 vjeçarja e cila ishte martuar prej gjashtë muajsh me 37 vjeçarin nga Kosova, ishte e mbuluar në gjak, shkruan bild.de. Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17 vjeçare në Gjermani.
Por si ndodhi ngjarja e kobshme e 1 tetorit? Nga Gjykata e Bonnit theksojnë se burri fillimisht kishte rrahur gruan, dhe duke pasur frikë që kjo mos zbulohet nuk ka kontrolluar veten dhe e ka vrarë Donikën. Megjithatë ai nuk rrezikon burgun. Ai vuan nga skizofrenia dhe duhet një kohë të gjatë të shkojë në një klinikë psikologjike. Tashmë gjendja e tij është përmirësuar pas marrjes së medikamenteve qetësuese.
37 vjeçari i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij të bukur në vendlindje. Në gusht 2017 Donika zhvendoset nga Kosova në Siegburg.
“Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte,” thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer.
Sipas dëshmive të reja, Donika akoma donte ish të dashurin. Një javë përpara tragjedisë, ajo e kishte refuzuar për seks. Ditën e tragjedisë Donika merr një SMS, ajo nuk lejonte të lexojë atë. Përsëri një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj.
Avokati Ziemer thekson se Rushiti e deshte tepër gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”
Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, Gjykata ka shtyrë seancat. Seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor.
Diskutime rreth kësaj post