Një familje me 8 anëtarë jeton me vetëm 5 mijë leke në muaj në një kasolle në fshatin Çerenec të Bulqizës.
Qemal Vargu nuk mund t’i siguroje 6 fëmijëve të tij më shumë se një shtëpi qerpiçi me çati të shkatërruar, ku çfarë bie jashtë, futet brenda.
Ai thote se paratë e ndihmës ekonomike nuk i dalin as për të paguar dritat e jo më për të blerë ilaçet e gruas.
Për Qemalin nuk ka punë edhe pse kërkon vazhdimisht. Shpesh herë fëmijët nuk i dërgon në shkollë, pasi nuk ka lekë për transport e as para për t’u dhënë me vete.
Ditët e i kalojnë në një dhomë ku hanë pinë edhe flenë, por gjithnjë me sytë nga dera, duke pritur një ditë më të mirë.
Diskutime rreth kësaj post