Lulzim Basha i ka përcjellë mesazhe të forta kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit.
Lideri i demokratëve ka bllokuar zhvillimin e seancës duke qëndruar përpara foltores në mënyrë që deputetët e tjerë të mos marrin fjalën.
Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare.
Ndërkohë, deputetët e opozitës me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha kanë vijuar transmetimin live në ‘facebook’.
Banderola e hapur mbahet nga deputetët Klevis Balliu dhe Bardh Spahia.
Diskutime rreth kësaj post