Një video dramatike shfaq momentin kur një rrufe godet një shtëpi në Florida. Ngjarja ndodhi në zonë e Daytona Bioeach më 15 maj, ndërsa zona ishte e mbuluar nga stuhi të fuqishme.
Asnjë nga banorët e shtëpisë nuk ishte brenda në momentin që banesa u godit nga rrufeja, e cila u dëmtua nga fuqia e shkarkesës elektrike, pas së cilës vihet re tym që del nga çatia.
Pamjet u filmuan nga kamera e sigurisë e një fqinje përballë, e cila tha se goditja e rrufesë tronditi të gjithë lagjen.
Ajo tregoi se fillimisht kishte menduar se i dashuri përplasi makinën me derën e garazhit, por më pas u bë e qartë se çkishte ndodhur.
Megjithëse thuhet se rrufeja nuk godet dy herë në të njëjtën vend, pas incidentit, rrufepritës të shumtë u shfaqën në zonë.
https://www.youtube.com/watch?v=gqqCxWlgLO8
Diskutime rreth kësaj post