Dosjet e 10 personaliteteve te njohura të shkencës, që kanë punuar gjatë regjimit komunist do të analizohen nga një grup studiuesish, për të hedhur dritë mbi sfidat më të cilat ata u përballën.
Hulumtimi do të kryhet në sajë të një marrëveshje të nënshkruar këtë të premte mes autoritetit për informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit dhe projektit zviceran PERFORM. Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, na njeh me objektivat e kësaj nisme:
“Dy janë objektivat të zbardhen figurat e shkencës dhe të evidentohet më shumë roli i sigurimit në paradigmat shkencore të asaj kohe ku ideologjia u vu mbi shkencën, mbi intelektin, mbi akademinë”.
Eqrem Çabej, Odhise Paskali, Aleks Buda, Sabiha Kasimati, Arshi Pipa, Ollga Plumbi janë vetëm disa prej personaliteteve që do të studiohen përmes dosjeve të ish sigurimit.
Për menyrën sesi këto figura janë monitoruar nga regjimi komunist, Sulaj i referohet te dhenave nga dosja e Eqerem Çabejt, të cilën e ka shqytuar vëte.
“ Dosja e Eqrem Çabej flet për shumë bashkëpunëtorë për një plan veprimi që kishte sigurimi i asaj kohë për ta kontrolluar mendimin e tij prej intelekuali duke monitoruar sesi ai i përtypte tezat ideologjike”
Po a ka pasur të infiltruar në radhët e akademikeve, që i kanë shërbyer regjimit komunist?
“ Po ka pasur të infiltruar në shkencë. Ata janë me pseudonime dhe është shumë e qartë se cili ka qënë roli i tyre dhe sesi ata kanë mundur që të të jenë syri dhe veshi i sigurimit në mjediset akademike”.
Rezultati përfundimtar i bashkëpunimit do të jetë krijimi i një platforme interaktive komunikimi me të dhënat e dala nga hulumtimi, që do të mund të përdoret në mënyre elektronike nga publiku i gjerë.
Diskutime rreth kësaj post