Kryeministri Rama e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë ditën e sotme në konferencën e tij nga Rinasi nga pyetjet e gazetares së Fax News.
Pyetjeve për akuzat ndaj Tahirit dhe Xhafajt si të implikuar në trafikun e drogës dhe insistimit të gazetares për përgjigje Rama i është përgjigjur me kundërakuza për propagandë dhe pastaj është detyruar të lërë konferencën për shtyp, duke u bishtnuar këtyre pyetjeve që e vunë me shpatulla pas murit.
Debati:
Gazetarja e FAX News: Si ndiheni kur dy personat që u keni besuar ministrinë e Brendshme, i pari ëhstë në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain, nuk ka në PS përfaqësues të cilët nuk kanë kushërinjtë ose vëllezër që merrem me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri? i keni besuar dy ministrat e qeverisë tuaj kanë dalë me akuza si të lidhur më trafik drogë.
Rama: Së pari janë dy gjëra krejt të ndryshme, dhe së dyti pyesni pronarin tuaj se edhe ai ka një vëlla, ai do të ishte ai i gatshëm që të jepte llogari për vëllain e tij
Gazetarja: po ju pyes juve sepse ju jeni kryeministër
Rama: Më fal nuk jemi duke bërë debat, ju bëtë pyetjen dhe unë po jap përgjigjen dhe përgjigja ime është kjo; pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë në të njëjtën fushë të dy.
Gazetarja: Pronari im nuk a lidhje me rendin dhe me qeverisjen e vendit kështu që, Nuk e gjej me vend krahasimin tuaj. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse kemi ministra që implikohen gjithmonë në këtë çështje, për shkak se është një nga ministrit më të rëndësishme të vendit, pasi nuk e gjej me vend krahasimin tuaj për pronarët e TV të cilët nuk lidhen me qeverisjen e vendit.
Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare për të bërë pyetje dhe e merrni mikrofonin për propagandë. Kjo është pa etikë.
Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve, se kemi një ish0ministyër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe një ministër të brendshëm i cili akuzohet s ei ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë të implikuar dhe të akuzuar. Nuk është propagandë.
Rama: Unë u tregova shumë respektues.
Gazetarja: edhe unë jam respektuese por nuk mund të pranoj se po bëj propagandë, pasi nuk është propagandë, është thjeshtë një pyetje.
Rama: Hajde këtu bëj konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim…. Largohet
Diskutime rreth kësaj post