Partia Demokratike zbuloi sot identitetin e “dëshmitarit X”, personit që shfaqet në audio-përgjimin ku sipas PD Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
Ai është shtetasi Albert Veliu nga Vlora i cili ka deklaruar sot se ka qenë pjesë e grupit të vëllait të ministrit Xhafaj.
Pasi PD nxori me zë e figurë këtë shtetas, i cili në deklaratat e tij shpesh herë kishte edhe kontradikta, ka ardhur reagimi i parë nga PS.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Pjerin Ndreu shkruan se opozita nuk tha asgjë të re. Sipas tij, PD nuk bëri gjë veçse tregoi aleatin e saj më të ri, një person të dënuar disa herë.
POSTIMI I PLOTË:
Ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite!
Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashes me nje njeri me personalitet te dyshimte, i denuar per droge dhe mashtrim, me gjendje te mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qellim te conte hashash!
Drejtesia duhet te veje gjerat ne vendin e vet dhe te zbardhe situaten qe me vidion e sotme me ngjan me shume me estraden e ushtrit dikur e nje kohe!
Padashur sot opozita beri outogol duke tregu partneret e vete ne lufte per pushtet!
Diskutime rreth kësaj post