Siç është përfolur edhe më parë, FIFA po mendon të krijoj një Kupë Bote për klube, duke qenë se 4 vitet e Botërorit të kombëtareve shihen si një periudhë shumë e gjatë nga ndjekësit e futbollit.
Sipas projektuesve turneu në fjalë do të zhvillohet një herë në 4 vite, një vit para Kupës së Botës për kombëtaret.
Ekipet pjesëmarrëse sipas formatit të ri do të jenë 24 dhe do të vendosen mbi një kriter gjeografik.
Nga 24 skuadrat e Botërorit të Klubeve, 12 ekipe do të jenë të Evropës, 4 amerikano-jugore, dy afrikane, si dhe dy aziatike e amerikano-veriore.
Ka ende paqartësi për kriteret e kualifikimit, por FIFA synon të ketë në Botëror të gjithë emrat e mëdhenj dhe ato klube që kanë fituar të paktën 3 herë Champions League, si dhe skuadra të tjera që kanë fituar 3 herë Europa League.
Investitorët janë gati të hedhin 3 miliardë euro për çdo edicion. Një e treta e shumës do të përdoret nga FIFA, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë në favor të klubeve, minimalisht 60 milionë euro për çdo pjesëmarrës.
Edicioni i parë do të zhvillohet në vitin 2021, në muajin qershor, dhe Kina është pretendentja kryesore për të organizuar Botërorin e ri të Klubeve.
Diskutime rreth kësaj post