Përgjimet e Prokurorisë së Katanias, të kryera në bordin e peshkarexhës “Fatima” shënuan fundin e organizatës së narko-trafikut “Habilaj”, të cilat kulmuan në Shqipëri me hetimin dhe masën e sigurisë “arrest në shtepi” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet italiane, rezulton se peshkarexha Fatima është ngarkuar me lëndë narkotike në Himarë dhe kalimi i saj pa probleme drejt Italisë është realizuar me ndihmën e vartësit të Saimir Tahirit, komandantit të postës policore të Himarës, Sokol Bode, aktualisht i shpallur në kërkim
“Lajme.al” ka siguruar pjesë nga vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Saimir Tahirin, ku jepet në mënyrë të detajuar episode dhe bisedat e ndodhura në bordin e peshkarexhës “Fatima”, në mesnatën mes 5-6 majit 2015.
Në bordin e peshkarexhës “Fatima”, e cila hyn në ujërat territorial shqiptare për t’u ngarkuar me lëndë narkotike nga shtetasi Moisi Habilaj dhe disa shtetas të tjerë lidhje e tij. Ky mjet rezulton të jetë fiksuar nga sistemet e radarëve por nuk është kapur. Kjo referuar përgjigjes së ardhur nga Q.N.O.D. Zona e Porto Palermos, ku ka ardhur peshkarexha ishte në varësi të shtetasit Sokol Bode, aktualisht me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.
Rreth orës 01.00 të datës 06 maj 2015 peshkarexha FATIMA në të cilën ndodheshin Giuliano dhe Greco mbërriti në ujërat territoriale shqiptare. Mesa duket ata kishin vendosur me Moisi Habilajn që pasi të mbërrinin pranë këtyre brigjeve, pasi të njoftonin me telefon, do shkonte te ata një mjet lundrues që do t’i shoqëronte te vendi ku do zhvilloheshin operacionet e ngarkimit të lëndës narkotike, duke qënë se aktivitetet e përgjimit brenda peshkarexhës në fjalë vunë në dukje afrimin e një mjeti lundrues në të cilin ndodheshin personi i sipërpërmendur Moisi, që shoqëroi FATIMA-n në tokën shqiptare.
Pasi u ankorua, në borin e FATIMA-s hypi Moisi Habilaj i cili i dha Giulianos dhe Grecos udhëzime në lidhje me operacionet që do të kryheshin pas pak, me një fjalë, në fillim ngarkimi i karburantit të nevojshëm për të bërë rrugën e kthimit dhe më pas ngarkimi i lëndës narkotike në stivë. (Moisiu: ….tani të marrim naftën njëherë … fillojmë me bidonat … këtu je si në shtëpinë tënde … boll!… në fillim marrim naftën dhe pastaj jemi në rregull … nëse vjen dikush … nuk kemi pse rrimë dy orë me mutin sipër … më kuptove? … se kush dreqin e di kush vjen … kush shkon … ne jemi të kompletuar ama … del ndonjë bastard…).
Bisedat e përgjuara vënë në dukje sesi Habilaj kishte mbështetjen e pjesëtarëve të forcave lokale të policisë, si edhe të një punonjësi të kontrollit detar pranë centralit operativ në Tiranë i cili kishte njoftuar një bashkëpunëtor të Moisiut për një futje pa e vënë të peshkarexhës FATIMA në ujërat territoriale greke gjatë operacioneve të afrimit në brigjet shqiptare (a e pe furgonin e policisë që kaloi? … pak më parë?… janë të gjithë tanët këtu!…po mund të na dalë ndonjë qelbanik nuk i dihet!… … ai mori në telefon se është salla … si thuhet?… salla është në portin tjetër në kryeqytet … ku janë … (e pakuptueshme) … dhe shikon çdo gjë … edhe peshqit shikon nga atje … sepse është shok i një shokut tonë “po si ka mundësi” … përse e pyete “kush është kjo anija?” … dhe ai tha “çfarë anijeje” …. (e pakuptueshme)… “po si ka mundësi që hyri një milje në ujërat territoriale greke?”…).
Në lidhje me këtë gabim “domethënës”Moisiu i dha disa direktiva Giulianos dhe Grecos në lidhje me rrugën që duhet të bënin kur të linin molin (…tani që do ikësh… duhet të largohesh dy milje nga këtu … nga toka… dhe pastaj duhet të ikësh dy milje nga toka … vazhdo vetëm drejt … sapo të mbarojnë dritat tona … se tani më mori në telefon polici që më sqaroi … që mos t’u afrohesh ujërave greke … duhet të ecësh vetëm drejt … kur mbarojnë dritat sepse kur arrin në një pikë pas 6-7 miljesh nuk shihen më dritat – duhet të ecësh edhe 2-3 milje të tjera … dhe pastaj hyn …)
Diskutime rreth kësaj post