Policia gjermane në Bavari ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke sekuestruar afro një ton kokainë.
Sipas asaj që raporton Zyra Shtetërore e Policisë, këtë të hënë, janë arrestuar 12 të dyshuar, shumica e të cilëve shqiptarë.
Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është trafikuar në kuti bananesh drejt Gjermanisë.
Hetimi për këtë grup ndërkombëtar trafikantësh ka çuar në përfundimin se, në total është trafikuar rreth 1.8 tonë kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.
Hetuesit flasin për një goditje “të ndjeshme” kundër trafikut të drogës, por më shumë detaje do të japin ditën e mërkurë.
Diskutime rreth kësaj post