Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, për herë të dytë brenda një jave, mundohet të bëj lajm, me qëllimin për të shmangur vëmendjen nga skandali ku është përfshirë ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pikërisht, në ditën kur Partia Demokratike publikoi fakte tronditëse, në të cilat konfirmohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vijon të trafikojë lëndë narkotike drejt Italisë, Arta Marku publikon vendimin për pezullimin e dy prokurorëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, me të cilët ka pasur përplasje të ashpra publike.
Pra, Kryeprokurorja e Përkohshme ka shpresuar që, në këtë mënyrë, të sigurojë tërheqjen e vëmendjes së publikut nga skandali që ka përfshirë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Të mërkurën e kaluar, Partia Demokratike publikoi vendimin e Gjykatës të Kasacionit të Italisë, me të cilin është dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim shtetasi Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.
Për shumë orë, Fatmir Xhafaj nuk mbajti asnjë qëndrim publik. Por, në këtë periudhë pause, ndërhyri Arta Marku, e cila, me një lëvizje anti-ligjore shkarkoi nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmatën, njëkohësisht prokurori kryesor i çështje “Tahiri”.
Me këtë lëvizje, Arta Marku tentoi që të përqëndronte vëmendjen tek çështja e Saimir Tahirit, duke shpresuar që të shmangej përqëndrimi nga Fatmir Xhafaj. Gjithësesi, rezultoi tentativë e dështuar.
Njëlloj, edhe të hënën, kur PD publikoi një material audio, në të cilin dëshmohet se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafaj vijon të merret me trafik droge, sërish Arta Marku tenton të tërheqë vëmendjen. Ajo vendos pezullimin nga detyra të prokurorëve Gashi dhe Gina. Gjithësesi, edhe në këtë rast, njoftimi i Kryeprokurores së Përkohshme nuk zuri hapësirën që ka shpresuar ajo dhe Fatmir Xhafaj.
I vetmi lajm që pritet nga Kryeprokurorja e Përkohshme është nisja e hetimit për vetë Fatmir Xhafaj. Por, duke parë veprimet e saj, vështirë se Arta Marku do të marrë guximin të urdhërojë nisjen e hetimet për Fatmir Xhafën, njeriun, i cili loboi që ajo të merrte detyrën e Kryeprokurores.
Diskutime rreth kësaj post