Fatmir Xhafaj pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Burime të Lapsi.al thanë se Xhafaj tashmë e ka vendosur, se do të dorëhiqet nga posti i ministrit, pasi ka dëgjuar përgjimin audio që u publikua nga selia e PD-së.
Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi penale për situatën konkrete, ku u përgjua i vëllai, Agroni, por përgjegjësitë në këtë rast janë morale dhe politike.
Lapsi.al mësoi se Xhafaj po mendon momentin kur duhet ta bëjë publike dorëheqjen e tij, që gjithsesi pritet të bëhet së shpejti.
Nuk dihet nëse Xhafaj do të presë përfundimin e vizitës së Edi Ramës në Francë, ku kryeministri shqiptar takon presidentin Makron.
Dorëheqja e Xhafajt mund të shtyhet për pak ditë, pikërisht për të mos ekslipsuar vizitën e Ramës dhe takimin e tij me presidentin francez.
Diskutime rreth kësaj post