Qytetarët shqiptarë janë në pritje të një rekomandimi pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave me BE-në, por pengesat që po sjell qeveria janë vërtetë të pakapërcyeshme.
Ditët e fundit janë faktuar publikisht se dy ministrat e brendshëm të qeverisë “Rama” janë përfshirë drejtëpërdrejtë ose indirekt në bashkëpunim me trafikantë ndërkombëtarë droge.
Fillimisht, Saimir Tahiri, ministri kampion i Edi Ramës, është zyrtarisht i dyshuar se ka bashkëpunuar me trafikantët Habilaj, të cilët kanë dërguar disa tonelata kanabis drejt Italisëë. Aktualisht, Saimir Tahiri është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke shënuar të parin rast në historinë e demokracisë shqiptare që një ministër i Brendshëm gjendet nën arrest.
Tashmë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duket se po ecën në gjurmët e paraardhësit të tij, Tahiri. Partia Demokratike në opozitë ka publikuar një seri dokumentesh, së fundmi edhe një material audio, ku faktohet se vëllai i ministrit Xhafaj, Agroni, jo vetëm që është dënuar për trafik narkotikësh në Itali, por vijon edhe sot të nisë ngarkesa me drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Për më tepër, Agron Xhafaj duket qartësisht që ka mbrojtjen e pakufijshme të ministrit të Breendshëm, vëllait të tij, i cili ka shkelur ligjin duke mos e arrestuar apo, të paktën hetuar, në kuadër të ligjit “Antimafia”.
Në këto kushte, është fare e qartë se problemi i Shqipërisë me drogën nis nga qeveria e Edi Ramës. Kryeministri, në asnjë mënyrë, nuk mund të fshihet duke u justifikuara se nuk e di se ministrat e tij më të rëndësishëm kanë lidhje të forta me trafikantë droge.
Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ku një prej kushteve kryesore është lufta kundër krimit të organizuar.
Por, Shqipëria, me këtë qeveri çudirash, nuk ka as vullnetin dhe dëshirën, por as mundësinë për të luftuar krimin e organizuar. Organizatat kriminale prej kohësh kanë marrë peng qeverisjen e vendit.
Diskutime rreth kësaj post