Zbardhen ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar gjatë vitit 2017.
Kryeministri Rama
Gjatë vitit 2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë. Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.
Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro.
Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetra borxh. Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017, ka fituar 28 mijë euro, shkruan Shqiptarja.com.
Pasuria e kryeministrit Edi Rama viti 2017
Llogaria bankare pakësuar me 319 183 lekë.
Shitje apartament banimi parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga për 2017, 2 015 199 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3 894 352 lekë.
Honorare të tjera, 51 000 lekë.
Detyrim kredie në Intesa SanPaolo, 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, detyrimi i mbetur 26 460 euro.
LINDA RAMA
Të ardhura personale, plus 5 092 665 lekë.
Gjendja cash, – 50 000 lekë.
Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6 930 000 lekë.
Të ardhura nga puna si eksperte, 1 849 983 lekë.
Të ardhura nga honoraret, 1 241 276 lekë.
Qira apartamentet, 2 712 180 lekë.
Interesa bankare, 2 394 lekë.
GREGOR RAMA
llogari bankare në Tirana Bank, – 9 000 lekë.
Llogari bankare në Tirana Bank, + 3 131 euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të arrtit, 28 mijë euro.
Kontratë qiraje me afat 2-vjeçar, 432 000 lekë.
Marrë hua, 400 000 lekë.
Diskutime rreth kësaj post