Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku një gazetar i njohur italian ka zbuluar se Elseid Hysajn e pret një nga klubet më të njohura për momentin në Europë.
Gazetari Livio Varriale ka zbuluar se Napoli ka gjetur akordin për të kaluar futbollistin në radhët e PSG-së.
“Hysaj është shitur te PSG”, janë fjalët e Varriales në “Twitter”, që kanë bërë bujë përtej Adriatikut, pasi ky ishte një emër i papritur për të gjithë. Vetë Varriale ka shtuar më pas se këtë lajm e ka marrë nga një burim në Angli, por pa specifikuar detaje të tjera.
Në fakt, Hysaj monitorohej prej kohësh nga klubet angleze dhe spanjolle, por emri i PSG kishte dalë rrallëherë në skenë.
Kjo ka qenë arsyeja pse është cilësuar si një e papritur e madhe, ndonëse mes dy klubeve ka një mirëkup tim sa i përket merkatos, duke llogaritur se drejt francezëve janë bërë disa transferime në këto vite, mes të cilëve Laveci e Kavani.
Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Napolit e kanë gjetur tashmë lojtarin e ri të krahut të djathtë të mbrojtjes, që do të zëvendësojë Hysajn, të palëvizshëm në formacion in e trajnerit Sarri. Bëhet fjalë për Bartosh Berezinski, 25-vjeçarin e Sampdorias, që ka impresionuar këtë sezon. Mbrojtësi ka folur me patriotët e tij polakë të Napolit, Milik dhe Zielinski.
Do të ishte një blerje pa kosto të lartë për Napolin dhe kështu, Hysaj duket se do ta vazhdojë diku tjetër karrierën e tij. Vetëm qëndrimi i trajnerit Sarri ndoshta do ta ndryshonte situatën, por edhe kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Diskutime rreth kësaj post