Anita Muçaj, bashkëshorte e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar sot kritika ndaj ministrave të burrit të saj.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo u ka dhënë vërejtje ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe zëvendëministrit të këtij dikasteri, Rexhep Kadriu, të dy anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Haradinaj.
“Përgjatë rrugës magjistrale Prishtine- Ferizaj ose e njëjta Prishtinë – Kaçanik tek keni udhëtuar për te mbikqyrur punimet a mos rastësisht i keni parë ca qenë të ngordhur në përafersisht cdo 100 metra??? A ua kanë vrarë syrin???”, ka shkruar Anita Muçaj në rrjetin social.
“Kompetence e kujt është mirëmbajtja e rrugeve magjistrale edhe e autostradave??? Ka ndoshta një javë që ata qenë i shoh cdo dite aty, të enjtur që kundërmojnë në temperatura të ndryshme, madje në oret e natës edhe mund të rrezikojnë jetë të dikujt që nget automjet në atë kohë”, ka shtuar ajo.
“Nuk e di kush e si por di të parashtroj pyetje: A duhet ata qenë të asgjesohen vetvetiu nga natyra apo duhet dikush të kujdeset për këtë çështje???”, ka pyetur bashkëshortja e Kryeministrit.
Diskutime rreth kësaj post