Ushtria izraelite tha se forcat iraniane lëshuan raketa drejt pizicioneve të saj në zonën e pushtuar të Golanit. Izraeli bëri me dije se rreth 20 raketa u lëshuan nga roja revolucionare iraniane të enjten në mëngjes.
Disa prej tyre u rrëzuan në ajër, ndërsa të tjera goditën pozicionet e ushtrisë izraelite, por pa shkaktuar viktima. Episodi i fundit përforcon parashikimet e ekspertëve për një përballje të mundshme ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, megjithëse ky i fundit mund të përdorë edhe grupet e armatosura e të financuara nga Teherani, si Hezbollahun.
Në fillim të javës, Izraeli tha se kishte vënë re aktivitet të çrregullt të ushtrisë iraniane në Siri. Për këtë arsye, forcat izraelite u vunë në gatishmëri në kufi dhe për herë të parë që prej fillimit të Luftës Civile në Siri, Izraeli hapi vendstrehimet për civilët. Ushtria izraelite gjithashtu tha se reagoi shumë ashpër pas raketave iraniane dhe bombardoi dhjetëra baza iraniane në Siri, në formë raprezalje.
Sipas Izraelit, u shkatërruan depo armësh, platforma raketash, sisteme radarësh dhe baza inteligjence. Si zakonisht, autoritetet siriane thanë se shumica e raketave izraelite u shkatërruan në ajër, por një apo dy mundën të godasin objektivat.
Diskutime rreth kësaj post