Emisioni “Real Story” ka sjellë sot për teleshikuesin temën më të nxehtë të javës, atë që lidhet me ekstradimin e Izet Haxhisë.
Duke folur ne studion e Sokol Ballës, deputeti socialist Pjerin Ndreu theksoi se me rëndësi është që ai të flasë për ngjarjet ku ka qenë i pranishëm si dëshmitar.
“Është e drejta e çdo personi që të ketë një rigjykim në rast se është dënuar në mungesë. Tani mbetet për t’u parë dëshmia e tij” – tha Ndreu.
Ndërkohë, ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi, tha në panel se për Haxhinë ka vetëm një pyetje të rëndësishmë, të cilës ai duhet t’i japë përgjigje.
“Përse u vra Azem Hajdari? Në atë kohë u akuzuan që nga Presidenti e deri te Kryeministri” – tha Klosi.
Dënimi në mungesë i jep të drejtë ish-shoqëruesit të Sali Berishës që të kërkojë rigjykim. Në “Real Story” ky fakt u përforcua edhe nga Ferdinand Dervishi i cili tha se Gjykata e Strasburgut ka vendosur në favor të Izet Haxhisë sa i përket gjykimit në mungesë.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, por dosja e tij duket se ka mangësi të paprecedenta. Kjo, pasi është i vetmi rast ku nuk thuhet motivi i vrasjes dhe as armët e krimit nuk janë gjetur kurrë. /javanews/
Diskutime rreth kësaj post