Ditë të vështira për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Prej dy ditësh Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha, në disa konferenca për mediat kërkojnë sqarim për dënimin e vëllait të ministrit Xhafaj, Agron Xhafajn.
Në një foto të shkrepur nga LSA, ditën e sotme në Kuvend gjatë kohës kur Basha po fliste për vëllain e Xhafajt duke e quajtur “Pashai i drogës në Vlorë”, spikat fytyra e pezmatuar e ministrit Xhafaj.
Në të njëjtin moment Kryeministri Rama shfaqet duke u ngërdheshur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Diskutime rreth kësaj post