Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas akuzave të PD-së, se vëllai i tij është dënuar në vitin 2012 me 7.2 vite burg për prostitucion.
Xhafaj tha se kjo në fakt është një histori e vjetër dhe PD e ka pasur mundësinë ta arrestojë vëllain e tij, kur ka qenë në pushtet.
“PD paketoi si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila sillet në vëmendje të publikut. Kundërshtarët politik nuk luftojnë dot me argumente, por me baltë.
Vendimi i gjykatës italiane është lehtësisht i gjetshëm edhe online. I publikuar dhe stërpublikuar ka dalë sot si e vetmja mënyrë kundërshtie ndaj meje si ministër i brendshëm.
Duket e thjesht, por nuk kam mundur të kuptojë se cili është problemi im në lidhje me çfarë bën apo ka bërë para 15 vitesh im vëlla.
Në raport me këtë çështje as kam pasur dhe as kam për të ndikuar mbi të. Në asnjë rast as qeveria e tyre dhe asnjë pasardhëse nuk janë kontaktuar nga autoritetet e një vendi tjetër mbi këtë çështje.
Në lidhje me këto akuza, kam reaguar në 2002, 2005, 2010 dhe 2017.
Gjithkush mund të gjejë qëndrimin në këto çështje.
Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. Ajo që është më e rëndësishmes është se kjo qeveri nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askush as mua”, tha Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post