Moderatorja e njohur Floriana Garo prej afro dy muajsh është bërë nënë për herë të parë.
Tashmë ajo e ka marrë veten dhe duket mjaft mirë, ndërsa po shijon mëmësinë.
Por ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram, një fotografi ku shihet me të bijën.
Më konkretisht ajo ka dalë shëtitje, me një mikeshën e saj, ndërkohë që vogëlushja ndodhet në karrocë.
Adia erdhi në jetë më 12 mars, në maternitetin e spitalit të Gjenevës.
Prej disa muajsh, Floriana është zhvendosur në Zvicër tek babai i vajzës së saj Enis Daci.
Floriana është e angazhuar në dy biznese që ka hapur së bashku me Enisin, një dhomë tregtare dhe një sallon flokësh për meshkuj dhe femra në qytetin e Gjenevës.
Diskutime rreth kësaj post