Fiorentina dhe Napoli në ndjekje të Arbër Zenelit. Duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat suedeze,duke klubet e njohura italiane kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e talentit të përfaqësues së Kosovës i cili luan tek Herenveen në Holandë.
23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Fiorentinës dhe Napolit dhe në merkaton e verës së ardhshme këto dy klube do të tentojnë të afrojnë në gjirin e tyre Arbër Zenelin.
Gjatë këtij sezoni Zeneli, i cili karrierën e ka nisur tek Elfsborg në Suedi, ka realizuar 6 gola në 23 ndeshje me Herenveen.
Kartoni i tij nga faqja e specilizuar transfermarkt.de vlerësohet 4,5 milionë euro edhe pse vështirë se Herenveen do ta lejojë të largohet për më pak se 6 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post