Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall”, ka mundur që të kaloj në finalen e Eurovizon.
Gjithashu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare ka kaluar në finale. Eleni Foureira do të jetë një ndër këngëtaret që do të këndojnë në natën e fundit.
Eugent Bushpepa i treti sonte në Eurovizion, ka bërë një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”.
Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij të veçantë.
Ai është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët duket se nuk ia kursyen aspak duartrokitjet dhe ovacionet.
Shpresojmë që ky të jetë një fillim i mbarë për Shqipërinë dhe Eugentin, duke i uruar fat në renditje.
Eugent Bushpepa ia ka dalë të ndezë skenën e Festivalit Europian në Lisbonë dhe të kualifikohet në natën finale.
Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, dhuroi një interpretim mbresëlënës duke ngritur në këmbë publikun e Eurovizon në Lisbonë.
Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Zëri i Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.
Këtë vit tre shqiptarë këndojnë në Eurovizon. Veç Bushpepës, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
Diskutime rreth kësaj post