Më në fund ka ardhur në Shqipëri për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata për vrasjen e Azem Hajdatit në vitin 1998.
Izet Haxhia është ekstraduar gjatë mbrëmjes së sotme, pasi çuditërisht qeveria e Edi Ramës i ka premtuar se do ti rihapë dosjen, për të cilën është dënuar.
Njoftimi i Policisë së Shtetit për ekstradimin e Izet Haxhisë:
Ekstradohet nga Turqia, Izet Haxhiaj , i dënuar me 25 vjet burg për vrasje
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.
Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Azem Hajdari, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi Besim Çera truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Zenel Neza.
Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post