Tiranë-Durrës, segmenti rrugor me trafikun më të lartë në Shqipëri është thuajse tërësisht i shkatërruar.
Mungesa e mirëmbajtjes për shumë vite ka bërë që rruga të degradojë duke u bërë burim trafiku por edhe aksidentesh.
Në vitin 2016, përmes një projekti të financuar me bankën botërore, qeveria ja kaloi mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare 4 kompanive private.
Sipas projektit, këto kompani do të paguhen 150 milionë dollarë për të mirëmbajtur akset kombëtare në 5 vitet e ardhshme.
Por rruga Tiranë-Durrës u përjashtua nga banka, pasi nuk kërkonte vetëm mirëmbajtje por duhej rehabilituar tërësisht.
“Ne ishim në diskutime për një kohë të gjatë me Bankën Botërore. Por ata e refuzuan dhe tani jemi në këtë situatë”, thotë për Top Channel Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së.
Pas refuzimit nga Banka Botërore, e vetmja mundësi për rehabilitimin e rrugës mbetet ndërhyrja me fondet e buxhetit.
Përllogaritjet paraprake tregojnë se rruga mund të ketë një kosto deri në 15 mln euro.
Por qeveria ende nuk i ka dhënë paratë.
“Sapo të miratohet fondi ne do hapim tenderin”, thotë Qendro.
Sipas ministrisë së Transporteve, në aksin Tiranë-Durrës qarkullojnë deri në 50 mijë mjete në ditë.
Diskutime rreth kësaj post