Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli ka folur mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
Ai ka thënë se qeveria nuk e ka mundësinë që të ndërtojë një godinë të shtrenjtë, por edhe nuk mund t’i lërë aktorët të luajnë në një ndërtesë që po shembet.
Nga “faxnews” Ylli ka sulmuar edhe aktorin e madh Robert Ndrenika të cilin e ka pyetur se “pse nuk i kërkove Berishës godinë të re kur ishe deputet i PD-së?”
“Do të bëhet një teatër bashkëkohor, evropian dhe pa kullë. Po deklaroj me përgjegjshmëri si sekretar I Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias se Qeveria deri tani nuk ka marrë asnjë vendim. Çdo vendim do të merret në transparencë. Ka vetëm një ofertë që po shqyrtohet ligjërisht”, tha Ylli.
Diskutime rreth kësaj post