Sali Berisha është përplasur dje me deputetin Myslim Murrizi, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Shkak është bërë kërkesa e Berishës, që PD të denooncojë koncensionet, që sipas tij po përfiton Olsi Rama dhe Endri Meksi (djali i Aleksandër Meksit) nga qeveria.
Por Murrizi i ka kërkuar Berishës të flasë për koncesionet që marrin nga qeveria njerëzit e PD-së.
Ai përmendi disa emra, si Ridvan Bode, Keltis Kruja, shok i Shkëlzenit, Fabian Topallaj etj.
“Unë do të kërkoja që të gjithë deputetët e PD, të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesionet korruptive të qeverisë. Është e papranueshme që vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit”, tha Berisha.
“Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Pse nuk flasim për shoferin e Bodes dhe vëllain e Keltis Krujës”, iu përgjigj nga ana tjetër Murrizi.
“Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administrator e kësaj kompanie(që trajton mbetejet spitalore dhe u investigua nga një televizion) është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj firme është vëllai i deputetit Keltis Kruja dhe vëllai i deputetes Reme Lala.
Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017 kur ne ishim në çadër…ndërkohë që tenderi është marrë në dhjetor 2017.
Gjithashtu edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administrator kryesor në inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Atëherë për çfarë standardesh flasim?”, vijoi ai.
Diskutime rreth kësaj post