Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një tjetër qytetar në Lezhë, për çështjen e administratës.
Rama: Pse bërtet ti shoku? Se atë(parafolësin) e sajdisa shumë se ka bërë hap të madh, nga djathtas majtas, po ti ke qenë gjithmonë majtas, s’të sajdis fare. E para ti duhet të kuptosh që kur flasin grate, burrat duhet të heshtin.
Qytetari: E para, a ka vend ne NATO që si trajton ushtarakët me status të vecante? 194 mijë lekë marr, për 35 vjet pune. E dyta, u bënë 6 -7 muaj, a mund të na thoni në çfarë pjesë është kjo e tepsise qe eshte cuar për skrap? Se jemi dhe të painformuar, dhe të pakënaqur.
Rama: Nëse ke ndonjë shqetësim konkret.
Qytetari: E kam në përgjithësi. E treat, bëtë mirë që kërkuat falje për rrugën e Kukësit, pyetja ime, pse këtë punë që u bë atje, që u la të shkatërrohej dhe prona, kjo administrata juaj, pse duhet të dilni vetëm ju? A keni administratë ju? Po se zuri vendin puna sqaruese e administratës suaj, do e zëjë opozita duke i genjyer.
Rama: E para, nëse dal unë s’do me thënë që s’dalin dhe të tjerët, por varet ca jep televizori. Të gjithë përpiqen të bëjnë punën e tyre, por jo të gjithë i jep TV.
E dyta, përgjegjësia s’ishte administrative, por ishte si u administrua ai proces dhe në fund të ditës s’jam unë nga ata që i ikin përgjegjësisë.
Më vjen natyrshëm ta marr unë pergjegjësinë. Edhe kjo fushatë, që nëse do shkosh në një takim tjetër ku s’do jem unë, mund të jetë Lindita e Pjerini, mos prit të jetë në TV.
Ne s’do e bëjmë këtë fushatë për të bërë premtime, por për të debatuar e për të thënë ca kemi bërë e për të nxjerrë secili mësimet e veta.
Sa i përket tepsisë, ka dy anë. Njëra të lehtësojmë maksimalisht ngarkesën burokratike, të ulim sa më shumë ndërveprimet mes qytetarëve dhe shtetit, më pak dokumente që kërkohen, të rrisim mundësinë për t’i marrë shërbimet përmes internetit e celularit në xhep.
Tani te njerezit, vullneti jonë, imi për ta çuar tepsinë për skrap është i plotë, por varet edhe nga ju, pra varet sa njerëzit duan të marrin pjesë në këtë proces.
Nëse shkon në një zyrë dhe s’pajtohesh me vonesën, sjelljen e keqe, por direkt, se mundësinë ua kemi dhënë, hap telefonin, Shqipëriaqëduam.al, shkruaj ankesën konkrete dhe nëse s’merr përgjigje për 10 ditë e nuk ikën nga puna kush të ka rënë në qafë, atëherë të kam borxh.
Ka akoma probleme se po të mos kishte, do ishte magji. Ndryshimi i administratës është sfida më e vështirë, këtë duhet ta bëjmë bashkarisht, se e bëjmë shumë më shpejt.
Diskutime rreth kësaj post