Nën komandën e Wesley Clark ka qenë edhe piloti shqiptar Lekë Buçaj.
Ai në një deklaratë dhënë për RTK-në ka rrëfyer pasionin e tij që kishte për ta goditur sa më shumë Serbinë.
Kosova përjetoi mjaft kohë të vështira për të ardhur deri në këtë ditë.
“E kam ndier veten krenar, kam dashur të bëja edhe më tepër, por nuk dija se si, si mund të bëja më shumë. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë, atëherë ktheheshim për nja 7-8 orë pushonim, dhe ishim prapë në ajër. Por thashë, si mund të marrë pjesë edhe më fort… ëndërroja që ndoshta një raketë ta dërgoja poshtë e të mundja të ndihmoja edhe me dorë”, tha ai.
Në nderim të gjeneralit Clark, në Muzeun e Kosovës mbahet uniforma dhe kapela e tij ushtarake. Po ashtu, në muze mbahet edhe xhupi i ish-ambasadorit William Walker.
Diskutime rreth kësaj post