Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e djeshme, ku një çiftit u sulmua me thikë nga disa të rinj në Tiranë.
Gjithçka ka nisur kur tre persona, tashmë të arrestuar nga policia, kanë nisur të ngacmojnë me fjalë 23 vjeçaren, të fejuarën e shtetasi 27 vjeçar me inicialet A.M.
Situata është përkeqësuar kur të rinjtë kanë vendosur të largohen. Çifti ka lëvizur nga lokali por ngacmimet nuk kanë ndaluar. Situata ka agravuar dhe të rinjtë kanë reaguar ashpër duke përdorur thika. Kur 27 vjeçari i është kundërpërgjigjur tre djemve, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve, njëri prej të rinjve të arrestuar, Halit Adreu ka pranuar se ka qenë I fiksuar me të fejuarën e 27-vjeçarit.
Ajo nuk ka pranuar të lidhej me të, ndërsa edhe pse e dinte se ishte e lidhur, i riu e ngacmonte atë vazhdimisht.
Por ditën e djeshme, teksa 27-vjeçari ka qenë i shoqëruar me të fejuarën e tij, Adreu e ka ngacmuar përsëri.
Kjo ka bërë që të nisë edhe sherri mes tij dhe Adreut, i cili ka qenë i shoqëruar edhe me shokët e tij.
Sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku si pasojë mbetën të plagosur 27-vjeçari dhe e fejuar e tij, ndërsa policia ka vënë në pranga autorët e ngjarjes, Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj.
Diskutime rreth kësaj post