Ky është apeli i nënës së 30-vjeçarit Fation Feizillari, i cili rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. I riu nga Peqini është parë për herë të fundit pasditen e 29 Prillit në qytetin e Laçit. Aty kishte shkuar me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Dy miqtë, pasi ishin ndarë me njëri-tjetrin, nuk u takuan më pas pune.
E ëma e 30-vjeçarit, zonja Fatime Fejzillari tregon momentet e parë kur mësoi se djali i saj është zhdukur.
Ajo dyshon që djalin e saj ta kenë rrëmbyer, pasi me vete kishte 2 milionë e 600 mijë Lekë të vjetra. Apeli i saj i drejtohet shtetit, të cilit i kërkon ndihmë për të gjetur djalin.
Aleksandër Fadili, shoku i Fatjonit, ishte personi i parë që ngriti alarmin e zhdukjes së 30-vjeçarit. Dy të rinjtë kanë qenë bashkë në Laç për të shitur perde dhe çarçafë. Ai thotë se gjysma e shumës së parave prej 2.6 milionë Lekë që kishte Fatjoni me vete, i përkisnin atij.
Në orën 6 të pasdites, tregon Aleksandri, ndaluan në Laç dhe aty u ndanë për të shitur secili mallin e vet. Pas pune do të takoheshin sërish bashkë tek makina e tyre për t’u kthyer drejt Peqinit. Por, 30-vjeçari Fejzillari nuk u shfaq. Fatjoni i telefonoi disa herë, sikurse thotë dhe ai, por pavarësisht se zilja binte, askush nuk përgjigjej. Ai thotë kërkoi për shokun gjatë gjithë natës dhe në mëngjes bëri denoncim në polici.
Diskutime rreth kësaj post